“Një tjetër hap i rëndësishëm”, Duka reagon pas kualifikimit të Shqipërisë U-17 në raundin e dytë kualifikues

“Një tjetër hap i rëndësishëm”, Duka reagon pas kualifikimit të Shqipërisë U-17 në raundin e dytë kualifikues

17 Nëntor 2026 18:31 Telesport Pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit 1-3 ndaj Finladës, Shqipëria U-17 e drejtuar nga Armand Dama, është renditur e dyta në grup dhe ka siguruar biletën për në raundin e dytë kualifikues për në Ligën A. Menjëherë pas këtij suksesi, ka ardhur edhe reagimi Armand Dukës, i cili uron kuqezinjtë e vegjël për suksesin e arritur dhe tregon synimet për të ardhmen. ” Një tjetër hap i rëndësishëm për futbollin tonë të moshave! Kombëtarja U-17 siguroi vendin e dytë në Grupin 4 dhe do të vijojë garën në raundin e dytë të kualifikueseve të UEFA EURO 2027, në League A, ku do të luftojë për një vend në fazën finale të Europianit. Urime djemve, trajnerit Armand Dama dhe gjithë stafit...