Po shkëlqen me Kombëtaren gjermane, trajneri tregon si e shndërroi Grudën: Iu desh kohë të ndiqte topat dhe kundërshtarët
Brajan Gruda është duke tërhequr vëmendje të madhe në Gjermani. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në radhët e Leipzig-ut, si dhe ka shënuar gola në të dyja ndeshjet e para që luajti me fanellën e Kombëtares gjermane. Në një intervistë për “Leipziger Volkszeitung” -un, trajneri i klubit nga Bundesliga ka treguar rritjen e nivelit të Grudës. Sipas Demichelis-it, Brajanit iu nevojit kohë për të ushtruar presingun e duhur ndaj kundërshtarëve dhe për t’u përshtatur me intensitetin e lartë që ai kërkon te Leipzig-u. “Brajanit iu desh pak kohë para se të fillonte të ndiqte topat dhe kundërshtarët, ashtu siç bëri kundër Schalke-s apo Augsburg-ut. Për stilin tonë intensiv të lojës, na duhen shumë shpejtësi, shumë sprinte, bindje, guxim, agresivitet, kompaktësi dhe hapësira të ngushta mes reparteve....
Burimi:
sportekspres.com