Ish-ylli i Real Madridit: Nuk e besoj Vinicius, ajo që tha është thjesht një justifikim

Ish-ylli i Real Madridit: Nuk e besoj Vinicius, ajo që tha është thjesht një justifikim

Në konferencën e fundit për shtyp para përballjes me Singaporin, Vinicius Junior u përpoq të shpjegonte arsyet e rënies së formës së tij. Shpjegimet e anësorit brazilian nuk kanë bindur aspak Alvaro Benito-n, ish-mesfushorin e Real Madridit, tashmë në rolin e analistit. Benito vuri në dyshim versionin e dhënë nga Vinicius, duke e quajtur atë “një justifikim që nuk mund të besohet”. “Nuk u përgatita më mirë pas Kupës së Botës, sepse ndikimi i atij turneu është shumë i madh për të gjithë brazilianët. Nuk e prisnim atë eliminim të hershëm, ndaj i shfrytëzova pushimet për t’u argëtuar, për të pushuar dhe për t’u relaksuar; si pasojë, u stërvita më pak sesa vitet e fundit”, ishte deklarata e Vinicius. Në anën tjetër, Benito beson se...