Berisha përsërit ftesën për bashkim: Nuk përjashtoj as Qorin dhe askënd
Sali Berisha BERAT-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri sërish thirrje forcave politike opozitare që të mos hezitojnë për t'u bashkuar në një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës. Berisha gjatë Foltores së PD-së në Berat u shpreh se është koha e bashkimit, duke përmendur edhe kreun e 'Lëvizjes Bashkë', Arlind Qorin. Sali Berisha: Po ne jemi patriotë, ne vërtet e duam PD-në, por e duam Shqipërinë pakrahasimisht më shumë. Dhe po të shihnim ne se Shqipëria po shpëton prej këtij regjimi, ne do duartrokisnim. Ne shkuam dhe u futëm të gjithë në atë lëvizje, me mijëra e mijëra demokratë për suksesin e saj. Ndaj dhe sot është koha e bashkimit para këtij rreziku të madh ekzistencial. Më pyesin mua, po si...
Burimi:
zeri.ai