No Image Available

Erjon Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë, ka disa fjalë për protestën: Ndjej dritë, por…

Tre javë në Itali, një ndërhyrje kirurgjikale dhe një betejë që ende nuk ka përfunduar. Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që pësoi dëmtime të rënda në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, është rikthyer në kryeqytet, ndërsa shpresa për të rifituar shikimin mbetet e lidhur me ndërhyrjet e ardhshme mjekësore. Vishkulli ka rrëfyer momentet e vështira që ka kaluar dhe pritshmëritë për rikuperimin. Megjithëse kontrollet e fundit kanë dhënë sinjale inkurajuese, ai pranon se ende nuk ka asnjë garanci për rikthimin e shikimit. “Për momentin fjalët janë të mira për syrin, por siguri nuk kemi. Presim ndërhyrjet edhe, shpresoj të bëhet më e mira. Kontrolli i fundit për syrin më dha shpresë, sepse ndieja dritë. Operacioni i radhës, që është kryesori, aty besoj do të shoh...