E rëndë në Itali, shoferja humb kontrollin e makinës dhe përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës! Dyshohet se…

E rëndë në Itali, shoferja humb kontrollin e makinës dhe përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës! Dyshohet se…

Një shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Itali, pasi është përplasur nga një automjet teksa ishte duke punuar në një kantier në autostradën A18, në aksin Messina-Catania. Viktima është identifikuar si Mehmeti Hashaim, me origjinë shqiptare, banues në Marcianise, në provincën e Caserta-s. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas orës 09:00, në kilometrin 43.300 të autostradës, në drejtim të Catanias, pranë zonës së Taorminës dhe viaduktit Alcantara. Sipas raportimeve të mediave italiane, 64-vjeçari ishte duke punuar në kantierin e vendosur në autostradë, ku po kryheshin punime mirëmbajtjeje, kur një automjet ka hyrë në zonën e punimeve dhe e ka përplasur fuqishëm. Nga rindërtimi paraprak i ngjarjes dyshohet se drejtuesja e makinës mund të ketë humbur kontrollin e automjetit pas një...