Kuvendi i ri i Serbisë konstituohet mes tensioneve politike, Vuçiç sulmon listën studentore: Terror institucional!
Përfaqësuesit e lëvizjes studentore në Serbi u betuan të martën si deputetë të Kuvendit, pak më shumë se katër javë pasi i dhanë fund 14 viteve të sundimit të Aleksandar Vuçiç. Kandidatët e Listës Studentore morën zyrtarisht vendet e tyre në seancën e parë të Parlamentit, duke shënuar kështu hapin e parë të forcës politike të mbështetur nga të rinjtë drejt formimit të qeverisë së re të Serbisë. Lëvizja fitoi 140 vende në Parlamentin me 250 deputetë, ndërsa Partia Progresive Serbe e drejtuar nga Vuçiç, ka siguruar 103 mandate. Pas betimit nisi debati për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, i cili do të jetë edhe ushtrues i detyrës së presidentit. Kandidatë janë Aleksandar Çupiç nga Lista Studentore dhe Stojan Radenoviç nga grupi “Serbia fiton” i...
Burimi:
javanews.al