Dita e 171-të, përplasje mes protestuesve dhe Policisë para Kryeministrisë! Shoqërohen disa persona, tubuesit kundërshtojnë
Ashtu si një ditë më parë edhe sot para Kryeministrisë ka patur tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Të dy palët janë përplasur në Bulevard pasi protestuesit kanë tentuar të ‘stacionohen’ para zyrës së kryeministrit Rama, ndërsa efektivët nuk i kanë lejuar dhe i kanë spostuar në trotuarin te Kryesia e Kuvendit. Gjatë tensioneve policia ka tentuar të shoqërojë një person, ndërsa qytetarë kanë ndërhyrë për t’i mos lejuar efektivët ta marrin qytetarin. Tubimi, i cili nisi në mënyrë të qetë dhe pa incidente, u tensionua kur situata eskaloi në shkallët e institucionit qeveritar. Një protestues refuzoi vazhdimisht thirrjet për t’u larguar nga zona e shkallëve. Përballë kësaj situate, efektivët e policisë ndërhynë për ta larguar me forcë. Situata më pas pati tensione të...
Burimi:
javanews.al