Planifikonin atentat ndaj biznesmenit izraelit në Greqi – 4 nga të arrestuarit, shqiptarë nga Kumanova
Katër nga personat e arrestuar nën dyshimin se po përgatitnin një akt terrorist në Greqi janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë edhe dy shtetas iranianë. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se kreu i organizatës ishte Edriz Mavaneh, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhej nga persona me bindje radikale islamike nga zona e Kumanovës dhe Shkupit. Policia greke bën të ditur se ka arrestuar edhe Shpëtim Musliun, i datëlindjes 21.12.1996, i lindur dhe banues në Kumanovë. Musliu, së bashku me anëtarë të tjerë të celulës, dyshohet se do të kryenin në Greqi atentatin ndaj një biznesmeni, i cili njëkohësisht mbante një post të lartë drejtues në një kompani izraelite të prodhimit të armëve. I gjithë...
Burimi:
syri.net