Rrëzohet avioni ushtarak në Siberi, raportohet për 17 viktima! Momenti i shpërthimit kapet nga kamerat (VIDEO)
Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në rajonin e Kemerovos, në jugperëndim të Siberisë, ku një avion ushtarak transporti rus i tipit An-12 është rrëzuar. Sipas raportimeve të mediave ruse, nga rrëzimi i avionit kanë mbetur të vdekur 17 personat që ndodheshin në bord. Pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë tregojnë avionin të përfshirë nga flakët gjatë rënies, përpara se të shpërthente në momentin e përplasjes me tokën. Guvernatori i rajonit, Ilya Seredyuk, konfirmoi aksidentin ajror përmes një njoftimi në kanalin e tij zyrtar, duke bërë të ditur se ngjarja kishte ndodhur pranë fshatit Yagunovo. Ai deklaroi se ishte nisur drejt vendngjarjes, ku kanë mbërritur shërbimet e emergjencës. Russian Air Force’s Antonov An-12 four-engine turboprop transport plane has crashed in Kemerovo Oblast located...
Burimi:
javanews.al