No Image Available

Gjermania i ofron Ukrainës 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake: Pistorius flet për mbrojtjen ajrore para takimit në Bruksel

Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës edhe 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake, me fokus te mbrojtja ajrore. Kjo vjen në një kohë kur Rusia po shton sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të vendit në prag të dimrit. Paketën e ka bërë të ditur ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, të martën, përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Bruksel. Kjo është ndihma ushtarake për Ukrainën që Gjermania njoftoi më së fundi, raporton Reuters, transmeton REL-i. Sipas Pistorius, Rusia po i shton sulmet ajrore sepse nuk po arrin përparim në fushën e betejës. Vendet që mbështesin Ukrainën duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë asaj ndihmë efektive dhe të shpejtë në mbrojtjen ajrore. Për ministrin gjerman, mbështetja për Ukrainën nuk është çështje bamirësie, por një çështje e...