HAGA DËNON THAÇIN ME SHTATËMBËDHJETË MUAJ BURG, KILAJ SHPALLET I PAFAJSHËM

HAGA DËNON THAÇIN ME SHTATËMBËDHJETË MUAJ BURG, KILAJ SHPALLET I PAFAJSHËM

Shtatëmbëdhjetë muaj burg për Hashim Thaçin, pafajësi për Isni Kilajn dhe dënim me kusht për Hajredin Kuçin. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën sot vendimin e shkallës së parë në çështjen për pengimin e administrimit të drejtësisë. Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga dymbëdhjetë muaj burg. Por, pasi llogariti kohën që kishin kaluar në paraburgim, gjykatësi i konsideroi dënimet të vuajtura dhe urdhëroi lirimin e tyre. Procesi lidhet me komunikimet gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit në vitin dymijë e njëzet e tre. Sipas përfundimeve të gjykatës, Thaçi u kishte zbuluar vizitorëve informacione konfidenciale për dëshmitarë dhe kishte përcjellë udhëzime për mënyrën se si ata duhej të dëshmonin. Gjykata e shpalli fajtor për tentativë pengimi të personave zyrtarë, shkelje të...