Shqipëria U21 ndal Spanjën, kuqezinjtë e Alban Bushit dalin të pamposhtur nga “Air Albania”

Shqipëria U21 ndal Spanjën, kuqezinjtë e Alban Bushit dalin të pamposhtur nga “Air Albania”

Shqipëria U21 ka marrë një tjetër rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme. Pasi përmbysën Luksemburgun pak ditë më parë, kuqezinjtë e vegjël kanë arritur të ndalin një Kombëtare elitare ai ajo e Spanjës. Testi miqësor është kaluar me sukses për ekipin e Alban Bushit, i cili ka dalë i pamposhtur nga “Air Albania”. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 0-0, teksa asnjëra nga skuadrat nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës. Shpresat kuqezi u mbrojtën me forca të shumta në prapavijë, por nuk munguan as shanset në portën kundërshtare. Megjithatë asnjë prej rasteve nuk u finalizua me gol. Ekipi i Bushit përfundoi kështu me sukses dy prova mjaft të rëndësishme miqësore, të cilat do ta ndihmojnë për t’u përgatitur për Europianin 2027, në të cilin Shqipëria U21...