Thesaret e koleksionit të Artan Lames, për herë të parë për publikun në ekspozitën “Monarkia”
Në Qendrën Muzeale “Garda” në Tiranë, u çel ekspozita numizmatike, faleristike dhe filatelike “Monarkia”, e cila sjell një pasqyrë të historisë shqiptare përmes koleksionit të Artan Lames. Objektet janë pjesë e koleksionit privat të studiuesit dhe koleksionistit Artan Lame, të sjella në këtë ekspozitë nga vajza e tij, Lisia Lame. Mes objekteve të ekspozuara spikasin dy flamuj të periudhës së Princ Vidit, kartolina, medalje, uniforma dhe fotografi të rralla. Madje edhe pena personale e mbretit Zog, me të cilën ai firmosi kontratën e martesës. Lisia Lame deklaroi për mediet se ka qenë një ëndërr e babait të saj, për të bërë ekspozita të tilla, për ta treguar koleksionin e tij privat. Koleksioni përfshin 200 flamuj, gjithashtu uniforma, pajisje ushtarake e sende të tjera të rralla....
Burimi:
kultplus.com