Arrestohen 4 shqiptarë të Maqedonisë në Greqi: Do ekzekutonin biznesmenin izraelit (grupi financohej nga Irani)
Policia greke në bashkëpunim me autoritetet maqedonase parandaloi sot një sulm terrorist, ku 4 prej 6 të arrestuarve rezultuan shqiptarë. Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, bën me dije se shënjestra e sulmit ishte, Avraam-Minos E. Moissis, një biznesmen dhe njëkohësisht dhe drejtues i lartë i një kompanie të prodhimit të armëve në izrael. Ai njihet kryesisht për rolet e tij drejtuese dhe pjesëmarrjen në bordet e drejtorëve të disa kompanive të mëdha në Greqi, veçanërisht në sektorin farmaceutik dhe atë tregtar/industrial. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut njoftuan se kreu i organizatës ishte Edriz Mavaneh, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhej nga persona me bindje radikale islamike nga zona e Kumanovës dhe Shkupit. Policia greke bëri me dije se ka arrestoi edhe Shpëtim...
Burimi:
argjiroja.net