EMRI/ Arrestohet oficeri i policisë në Kavajë, akuzohet për korrupsion

EMRI/ Arrestohet oficeri i policisë në Kavajë, akuzohet për korrupsion

Një punonjës i Policisë së Kavajës është prangosur mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të funksionit. Ndaj 36-vjeçarit nga Durrësi Andi Cani, Gjykata e Durrësit pati caktuar, paraprakisht në mungesë, masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Durrësit për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal. Sipas vendimit gjyqësor, gjykata ka vlerësuar se dyshimet për këto vepra penale dhe rrezikshmëria shoqërore e paraqitur nga rrethanat e çështjes e bëjnë të papërshtatshme caktimin e një mase më të lehtë sigurie. Për këtë arsye, ka vendosur arrestimin në burg të efektivit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me...