Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje ndërkombëtare: Nga tregtia e lirë me Ukrainën te pritja e avionëve të Katarit
Turqia ka konfirmuar zyrtarisht hyrjen në fuqi të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare që përfshijnë Ukrainën, Komisionin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Katarin. Datat janë bërë publike përmes një vendimi presidencial të botuar në Gazetën Zyrtare dhe të nënshkruar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, sipas Euronews Albania. Vendimi përcakton datat e hyrjes në fuqi për secilën prej marrëveshjeve. Kështu zyrtarizohen angazhimet ndërkombëtare të Ankarasë në fusha të ndryshme, nga tregtia te financimi dhe bashkëpunimi ushtarak. Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Turqisë dhe Ukrainës, e nënshkruar në Kiev më 3 shkurt 2022, ka hyrë në fuqi më 1 tetor 2026. Kjo marrëveshje përbën një nga pesë marrëveshjet e listuara në vendimin presidencial dhe shënon zyrtarizimin e kuadrit tregtar mes dy vendeve. Dy marrëveshje që lidhen me Komisionin...
Burimi:
kohajone.com