Protestat, Rama ironizon kundërshtarët: Të jesh në qeveri e të kërkojnë largimin është e natyrshme, e dhimbshme të mos të pranojnë në protestë!
“Të jesh në pushtet dhe të kërkojnë llogari me protesta, është gjëja më e natyrshme. Por të jesh në opozitë dhe mos të të pranojnë në protestë, është gjëja më e dhimbshme”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, teksa komentoi situatën në vend. Rama u ndal edhe në progres raportin e BE, duke e cilësuar si historike arritjet e Shqipërisë dhe përgatitjen e traktatit për anëtarësim në vitin 2027. Po ashtu, kryeministri iu përgjigj edhe akuzave të deputetes së PD Jorida Tabaku. “Dua ta nis me një fakt që është mirë ta dëgjojnë të gjithë. Në raportin e progresit të BE ka një togfjalësh që i thotë të gjitha arsyet pse ne jemi krenar për punën tonë, pse ne duhet të vazhdojmë...
Burimi:
javanews.al