Ish-kampioni i botës në boks përfundon në prangat e emigracionit amerikan, mbahet në qendër ndalimi
Ish-kampioni venezuelian i boksit, Jorge Linares, është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit në aeroportin ndërkombëtar të El Pasos, në Teksas. Lajmi është bërë publik nga vetë sportisti, i cili ka njoftuar se ndodhet në mbajtje nga Shërbimi i Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE). Sipas autoriteteve amerikane, Linares kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara më 26 tetor 2023 me një leje qëndrimi të përkohshme. Zyrtarët pretendojnë se ai kishte tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit dhe për këtë arsye është ndaluar. Ish-boksieri, 41 vjeç, ka fituar tituj botërorë në tri kategori të ndryshme peshe, nga featherweight deri në lightweight, gjatë një karriere profesioniste që zgjati afro 21 vjet. Ai ka regjistruar 47 fitore në 56 ndeshje. Avokatët e tij kundërshtojnë pretendimet e autoriteteve dhe...
Burimi:
syri.net