Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin
Një udhëtim familjar nga Toronto drejt Shqipërisë përfundoi në një kalvar të gjatë për Kristian dhe Adriana Gjonin, një çift me origjinë shqiptare që jeton në Kanada. Në aeroportin e Tiranës, autoritetet zbuluan 23,15 kilogramë kanabis në një valixhe që Kristiani pretendon se nuk ishte e tyre, duke ngritur dyshime se ai ishte viktimë e një skeme të ndërrimit të etiketave të bagazheve. Çifti kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për të vizituar familjarët dhe për të ndarë lajmin se prisnin fëmijën e tyre të parë. Por, pas mbërritjes, një punonjës doganor vuri re se njërit prej katër bagazheve u mungonte etiketa. Pas rreth dy orësh e gjysmë ndalimi, Kristiani u shoqërua te rripi i bagazheve dhe iu kërkua të merrte një valixhe që vazhdonte të sillej...
Burimi:
javanews.al