Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

Në kulmin e përplasjeve proceduriale dhe akuzave të ndërsjellta mes palëve politike për reformën zgjedhore, Sali Berisha ripërsërit qëndrimin e opozitës për kalimin në një sistem proporcional- kombëtar me lista 100% të hapura. Kryedemokrati këmbëngul në modelin që aplikon Kosova nga viti 2007, ku listat të jenë të hapura jo vetëm për zgjedhjet parlamentare, por zbatimi i tyre të nisë që nga vendoret e 9 majit, me të vetmin ndryshim që pragu të mos jetë 5% sa atje. “PD është totalisht për lista plotësisht të hapura në nivel kombëtar, personalisht preferoj listat e hapura të Kosovës që u japin qytetarëve mundësinë e preferencave në një prag 2 ose 3% sipas ujdisë që do arrihet”, tha Berisha. Në amendimet e tyre për reformën zgjedhore demokratët kërkojnë...