Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!
Akti normativ i Qeverisë që ndëshkon protestuesit e dhunshëm, pritet të konfirmohet nga Parlamenti në seancën e 26 Nëntorit. Konferenca e Kryetarëve nuk gjeti dakordësi për kalendarin dhe programin e punës së Kuvendit, teksa mazhoranca dhe opozita u përplasën mbi funksionin e kontrollit parlamentar, që pakica thotë se nuk po lejohet ta ushtrojë. Në të njëjtën seancë kur më 26 nëntor do të miratohet në tërësi buxheti dhe paketa fiskale, mazhoranca pritet t’i japë konfirmim parlamentare dhe aktit normativ të qeverisë, që parashikon masa ndëshkuese për protestuesit e dhunshëm, të maskuar dhe që nuk u binden autoriteteve. Opozita e cilëson këtë akt normativ në shkelje të hapur kushtetuese dhe kërkoi që ai të mos përfshihet në kalendarin e Kuvendit. A2CNNmësoi se deri të martën, rezulton...
Burimi:
javanews.al