Miratohet në parim pr.Buxheti 2027 te Ekonomia! Braçe-Leskajt: Punë kartoni e ke, demokrati: Kështu e keni bërë Kuvendin

Miratohet në parim pr.Buxheti 2027 te Ekonomia! Braçe-Leskajt: Punë kartoni e ke, demokrati: Kështu e keni bërë Kuvendin

Braç-Leskaj TIRANË- Projektbuxheti i vitit 2027 është miratuar në parim në Komisionin e Ekonomisë. Pas një diskutimi që zgjati rreth 9 minuta, ai mori 8 vota pro dhe 4 kundër. Tashmë, projektligji do të kalojë tashmë për shqyrtim në seancën plenare të Kuvendit. Por, mbledhja nuk kaloi pa debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Shkak u bë zhvillimi i dëgjesës me Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa deputetët Erion Braçe dhe Bujar Leskaj shkëmbyen replika. Deputeti socialist Erion Braçe argumentoi se Ministria e Infrastrukturës e kishte zhvilluar dëgjesën në komisionin përgjegjës. Nga ana tjetër, deputeti demokrat Bujar Leskaj kundërshtoi këtë qëndrim, duke kërkuar që ministria të dëgjohej në Komisionin e Ekonomisë, njësoj si ministritë e tjera. Debati:  Erion Braçe: Ministria e Infrastrukturës ka bërë dëgjesë në...