Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

Spanja është kthyer ndër vite në një skenë të përgjakshme të përplasjeve mes grupeve kriminale, ku shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, kanë përfunduar të ekzekutuar në atentate. Borxhet, prishja e pazareve dhe larja e hesapeve janë pistat që përsëriten në një sërë ngjarjesh të rënda, shkruan A2 CNN. Një prej rasteve të para është zhdukja e Tauland Malshit, në gusht të vitit 2018. Ai u zhduk në zonën e Granadës, pasi hipi në një automjet me një person tjetër. Dyshimet e hetuesve lidhen me një borxh droge apo konflikte kriminale. Po atë vit, 43-vjeçari Fatmir A. u ekzekutua me armë zjarri në Reus të Katalonjës. Vrasja dyshohet se ishte një akt hakmarrjeje, pas një tjetër ekzekutimi të ndodhur dhjetë vite më parë. Në...