60 mijë euro të grabitura, Gjykata mbyll në qeli autorin (EMRI)
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Robert Dukën, i dyshuar për grabitjen e filialit të Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit, ku u morën rreth 60 mijë euro. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Duka ka mohuar përfshirjen në grabitje, duke deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe se kundërshton provat e paraqitura nga Prokuroria. Në mbrojtjen e tij, ai ka vënë në pikëpyetje edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqet një automjet që Prokuroria e konsideron si provë në hetim. Sipas pretendimit të Dukës, ky automjet nuk përbën provë që e lidh atë drejtpërdrejt me ngjarjen. Megjithatë, Gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në paraburgim, ndërsa hetimet për grabitjen vijojnë
Burimi:
ntv.al