Ora miliona, makina luksoze dhe para pa fund, jeta e Hajdar Çopjes në Dubai
Ora luksoze, makina sportive, apartamente miliona euro dhe para të ekspozuara në rrjetet sociale. Kjo është jeta që, sipas një dokumentari të publikuar bëjnë në Dubai individë shqiptarë të shpallur në kërkim ose të dyshuar për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale. Mes tyre përmendet edhe Hajdar Çopja, 42 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për lidhje me një prej organizatave të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Pamjet e publikuara tregojnë luksin në të cilin ai dyshohet se jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga automjetet e shtrenjta dhe orët me vlerë të lartë, deri te apartamentet milionëshe. Një pasuri që ekspozohet edhe përmes postimeve në rrjetet sociale. Dokumentari ngre gjithashtu çështjen e Dubait si një destinacion ku kanë gjetur strehë persona të...
Burimi:
ntv.al