Grabitja me uniformën e policisë/ Gazetari Hoxha: Familja rome mbante 6 mijë euro, i morën në banesën e kryetarit të bashkisë
Një grabitje e ndodhur më 12 tetor në një banesë të një familjeje rome në Elbasan mund të ketë pasur në qendër një shumë prej miliona eurosh. Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja mbi ngjarjen, duke pretenduar se në banesën e Lorenc Zerellarit ndodheshin rreth 6 milionë euro, të cilat dyshohet se kishin origjinë nga një grabitje e mëparshme në Greqi. Sipas Hoxhës, paratë ishin gjetur në Greqi nga disa pjesëtarë të komunitetit rom, të cilët po kërkonin për metale në pronën e një ish-kryetari bashkie të ndjerë. Ata thuhet se kishin zbuluar një vend të mbyllur ku ndodheshin rreth 14 milionë euro, të ndara në zarfe dhe të shoqëruara me shënime për destinacionin e tyre. Sipas gazetarit, pjesa që i takoi Zerellarit...
Burimi:
ntv.al