Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro
Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burg. Trupi gjykues vendosi ta shpallë fajtor edhe për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit pasiv. Vendimi u mor nga trupa gjykuese me relator Dhimitër Lara dhe anëtarë Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi. Përveç dënimit me burg, Apeli vendosi edhe konfiskimin e tre apartamenteve, dy bizneseve dhe një shume prej 1.3 milionë eurosh. Ndërkohë, për të pandehurit Edmond Preka, Astmer Bilali, Behar Bajri dhe Xhevahir Lita, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimet e dhëna nga Shkalla e Parë. Oltion Bistri, ish-shef i Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u hetua...
Burimi:
javanews.al