Protestë kombëtare këtë të mërkurë, studentët: Rama të largohet

Protestë kombëtare këtë të mërkurë, studentët: Rama të largohet

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të mërkurë, në ditën e 165-të të revoltës. Studentë dhe qytetarë janë mbledhur sot në një protestë kombëtare, duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit Edi Rama. Marshimi nisi nga zona e stadiumit “Air Albania”, për të vijuar drejt Ministrisë së Arsimit dhe më pas përpara Kryeministrisë, ku pritet të bëhen publike kërkesat e protestuesve. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe studentëve për bashkim, ndërsa theksojnë se nuk kërkojnë dialog me kryeministrin, por largimin e tij nga detyra. Pak ditë më parë, grupimi “Studentët në protestë” njoftoi ndryshimin e strategjisë, duke vendosur që tubimet kombëtare të zhvillohen dy herë në javë. Çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ata akuzojnë qeverinë se ka shpërfillur kërkesat e tyre gjatë muajve...