Grabiti dy banka në Tiranë, Gjykata lë në burg 50-vjeçarin

Grabiti dy banka në Tiranë, Gjykata lë në burg 50-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 50-vjeçarit Robert Duka, i njohur edhe si Albert Duka, i akuzuar për grabitjen me armë të dy bankave të nivelit të dytë në Tiranë. I arrestuari akuzohet se ka marrë rreth 120 mijë euro në total nga dy ngjarjet kriminale, të cilat kanë ndodhur pesë muaj larg njëra-tjetrës, duke ndjekur të njëjtën skemë. Robert Duka dyshohet se kreu dy grabitjet më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, duke përdorur një skemë të ngjashme. Në të dyja rastet, ai ka hyrë i maskuar në ambientet e bankave, ka marrë paratë nën kërcënimin e armës dhe është larguar me monopatinë elektrike. Më pas, dyshohet se e ka futur atë në një automjet...