U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin
I riu Erjon Vishkulli i është nënshtruar këtë të mërkurë një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, pas plagosjes me plumb gome në sy gjatë protestës studentore të mbajtur më 24 tetor në Tiranë. Operacioni po kryhet në spitalin universitar “Policlinico Agostino Gemelli” në Romë, nën drejtimin e specialistit të kirurgjisë okulistike, profesor Stanislao Rizzo. Kjo është ndërhyrja e dytë për 28-vjeçarin, pas operacionit të parë të realizuar më 28 tetor nga i njëjti ekip mjekësor. Vishkulli u dërgua drejt Italisë për trajtim të specializuar me synim rikuperimin e dëmtimit në syrin e majtë dhe ruajtjen e shikimit. Ndërhyrja kirurgjikale është ende në zhvillim, ndërsa priten detaje të mëtejshme mbi ecurinë e shëndetit të tij.
Burimi:
javanews.al