“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

Robert Duka, i arrestuar si autor i dyshuar për grabitjen e rreth 60 mijë eurove në një bankë të nivelit të dytë te Komuna e Parisit, ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë. Para togave të zeza, Duka deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar në të kaluarën dhe kundërshtoi provat e referuara nga organi i akuzës. Ai pretendoi se automjeti i përfshirë në hetime nuk e lidh atë me ngjarjen, ndërsa gjykata vijon shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për masën e sigurisë. Ngjarja e akuzuar daton në 2 nëntor, ku 50-vjeçari nga Vlora dyshohet se hyri i armatosur dhe i maskuar në ambientet e bankës, duke kërcënuar fillimisht punonjësin e sigurisë dhe më pas arkëtaren për...