Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një 19-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka vjedhur në dy raste shuma parash nga arka e një objekti kulti në lagjen Partizani. I riu kishte vetëm një javë që kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burg për vjedhje. Policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij në kuadër të operacionit të koduar “Arka”, pas kallëzimit të administratorit të objektit të kultit, i cili raportoi se ishin konstatuar vjedhje parash në mbrëmjet e datave 8 dhe 9 nëntor. I arrestuari është shtetasi K. Ll., 19 vjeç, banues në Gjirokastër. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore nëse i riu është autor edhe i vjedhjeve të tjera. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë...