VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
Studentët kanë nisur marshimin këtë të mërkurë për t’u bashkuar përpara Ministrisë së Arsimit në protestën numër 165-të të thirrur prej tyre. Në disa fakultete mësimi është bojkotuar, teksa të rinjtë janë bërë grup dhe kanë marshuar nga disa drejtime për t’u bashkuar përpara Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë studentët dhe qytetarët që janë bashkuar kanë marshuar në rrugë, teksa kanë bllokuar edhe qarkullimin e makinave gjatë itinerarit të tyre. Lëvizja e studentëve vjen në një kohë kur prej 165 ditësh vendi është përfshirë nga protesta intensive, ndërsa në muajin e fundit janë parë edhe përleshje të dhunshme mes të rinjve dhe policisë. Në kërkesat e tyre është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe klasës politike 35 vjeçare. Protest, Albania – Tirana, 11.11.2026 https://t.co/dMfL7QZJY4 — News video...
Burimi:
javanews.al