Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai
Ora të kushtueshme, shuma të mëdha parash, automjete luksoze dhe apartamente me vlerë miliona euro. Këto janë disa nga elementet që karakterizojnë jetën e Hajdar Çopjas, 42-vjeçarit nga Elbasani, i cili ndodhet në kërkim nga autoritetet shqiptare për dyshime mbi përfshirjen në një organizatë të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Pamje nga jeta e tij në Dubai janë publikuar nga News 24, në kuadër të një dokumentari që trajton praninë e personave të dyshuar ose të kërkuar për aktivitete kriminale në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas materialit të publikuar, Çopja ekspozon në rrjetet sociale një stil jetese luksoz, të shoqëruar me makina të shtrenjta, ora me vlerë të lartë dhe prona të kushtueshme. Dokumentari e paraqet Dubain si një destinacion ku janë vendosur edhe individë të...
Burimi:
javanews.al