VIDEO – Këshilli i Qarkut Shkodër dhuron libra për Shoqatën e ish- të Përdjekurve Politikë…

VIDEO – Këshilli i Qarkut Shkodër dhuron libra për Shoqatën e ish- të Përdjekurve Politikë…

Kryetarja e Qarkut Shkodër Marina Duhani i ka dhuruar Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Dega Shkodër, një sasi ekzemplarësh të botimit historik të institucionit me titull “Shkodra në vitet e vendosjes së diktaturës komuniste 1945–1953”. Librat iu dorëzuan personalisht nënkryetarit të shoqatës, Filip Guraziu, figurë e njohur e jetës qytetare shkodrane.Ky botim dokumenton një nga periudhat më të dhimbshme të historisë së Shkodrës, duke sjellë dëshmi dhe fakte mbi vendosjen e regjimit komunist, pasojat e tij në jetën e qytetarëve dhe vuajtjet e një pjese të madhe të shoqërisë shkodrane. Përmes kësaj nisme, Qarku Shkodër synon të kontribuojë në ruajtjen dhe përcjelljen e kujtesës historike, duke i dhënë rëndësinë e duhur dokumentimit të së kaluarës dhe njohjes së saj nga brezat e rinj tha Duhani...