Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka kërkuar kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar pretendimet e tij për kërcënime dhe presione nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Veliaj kërkon të hetohet nëse transferimi i tij nga Durrësi në Fier dhe kushtet e paraburgimit janë përdorur për ta detyruar të pranojë organizimin e protestave dhe të japë dorëheqjen. Ai shprehet i gatshëm të dëshmojë nën betim dhe të paraqesë prova përpara Kuvendit, duke kërkuar që pretendimet e tij të hetohen institucionalisht. Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla sot tha se përballja me drejtësinë është një çështje personale dhe se Partia Socialiste nuk duhet të përfshihet në këtë...
Burimi:
kohajone.com