“Stina e protestave”, edhe taksistët dalin në shesh, paraqesin kërkesat e tyre për autoritetet…
Ashtu siç kishin paralajmëruar, shoferët e taksive kanë dalë në protestë ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Sindikata e Transportit Taksi ka deklaruar se shkak për protestën është bërë mungesa e reagimit nga institucionet për kërkesat e përsëritura të tyre lidhur me problematikat e sektorit.Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Punonjësve të Transportit të Shqipërisë, Gëzim Karanxha, renditi disa nga arsyet që i kanë çuar taksistët drejt protestës. Ai përmendi numrin e lartë të licencave, cilësinë e karburanteve, taksat e larta dhe mungesën e vendqëndrimeve për taksitë.Mes kërkesave kryesore të taksistëve janë:Respektimi i tarifave të taksimetrit dhe përcaktimi i kritereve për personat që ushtrojnë këtë shërbim.Targat, pulla e Bashkisë dhe licenca të jenë në pronësi të personit që ushtron aktivitetin.Largimi nga shërbimi...
Burimi:
sarandanews.com