MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 11 nëntor 2026…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në zonën e veriperëndimit, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com