Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së XV Sulmuese, të cilët dhanë jetën për çlirimin e kryeqendrës së Shqipërisë së Mesme.Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, deputetë, drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, veteranë të LANÇ-it, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të cilët kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule në nderim të të rënëve. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vlerësoi sakrificën e dëshmorëve, duke theksuar se përgjegjësia e brezit të sotëm është ta nderojë këtë trashëgimi përmes punës për zhvillimin e qytetit dhe krijimin e më shumë mundësive për qytetarët. “Brezi i...
Burimi:
kohajone.com