Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane. Por përballë këtij potenciali, sfida mbetet e njëjtë: si të identifikohen mundësitë e duhura dhe të kthehen ato në projekte konkrete? Pikërisht kësaj sfide synon t’i përgjigjet NEXTINNOVATE by NextKlik, duke sjellë Inteligjencën Artificiale në shërbim të aksesit në financime dhe zhvillimit të projekteve. Në një rajon ku mundësitë e financimit janë të shumta, sfida nuk qëndron vetëm te sigurimi i fondeve, por edhe te identifikimi dhe shfrytëzimi i tyre në mënyrë efektive. Për organizatat, bizneset dhe institucionet, aksesi në informacionin e duhur, identifikimi i partnerëve dhe përgatitja e projekteve konkurruese mbeten elementë kyç për të përfituar nga këto mundësi. Pikërisht...
Burimi:
kohajone.com