Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 10:35, shtetasit E. Ll., 28 vjeç, dhe D. Ll., 28 vjeç, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me një 25-vjeçar, të identifikuar me inicialet M. B. Të tre personat janë banues në Vlorë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetet e tyre, uniformat blu nuk kanë gjetur mjete prerëse apo sende të tjera të kundërligjshme. Pas konfliktit, të tre të rinjtë janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia bën me dije se konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive...