Spanja paralizohet nga greva e përgjithshme: dhjetëra të arrestuar, përplasje mes policisë dhe protestuesve
Spanja u përfshi të mërkurën nga protesta masive dhe përplasje mes policisë dhe punëtorëve grevistë. Ishte greva e përgjithshme e parë që vendi zhvillon në 14 vitet e fundit. Protestuesit bllokuan rrugë, autostrada dhe zona industriale, ndërsa raportohet për të arrestuar në Spanjë gjatë përplasjeve me forcat e rendit. Në qendër të tensioneve ishin edhe protestat në Madrid, ku policia ndërhyri ndaj një grupi protestuesish në Mercamadrid, tregu kryesor me shumicë i ushqimeve në kryeqytet. Atje, sipas sindikatës së Komisioneve të Punëtorëve, 13 persona kërkuan ndihmë mjekësore pas ndërhyrjes policore. Kreu i sindikatës, Unai Sordo, dënoi përdorimin e sprajit me piper nga policia dhe theksoi se protestuesit kishin qenë paqësorë. Të paktën 23 persona u arrestuan deri në orët e vona të mëngjesit të së...
Burimi:
kohajone.com