Garda e Republikës me 2.84 miliardë lekë buxhet, por 28 efektivë janë larguar

Garda e Republikës me 2.84 miliardë lekë buxhet, por 28 efektivë janë larguar

28 punonjës janë larguar nga Garda e Republikës gjatë vitit 2026. Shifra u bë publike nga drejtori i Gardës, Simon Zereci, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku u diskutua projektbuxheti i institucionit për vitin 2027. Largimet u bënë pjesë e debatit pas shqetësimit të ngritur nga deputeti i opozitës Erald Kapri për pagat dhe kushtet financiare të gardistëve. Sipas tij, punonjësit e kësaj strukture elitare të sigurisë e kanë të vështirë të përballojnë jetesën në kryeqytet dhe të mbajnë familjet me të ardhurat që marrin. “E bëra këtë pyetje se kisha informacion dhe bindjen që në radhët e Gardës, që ka shumë profesionistë që konsiderohen si trupa elitare e shërbimit në fushën e sigurisë në Republikën e Shqipërisë,...