‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës
Erion Veliaj dhe Taulant Balla TIRANË-Pas letrave dhe deklaratave nëpërmjet avokatit mbrojtës, Erion Veliaj ka ndërmarrë hapin e radhës lidhur me akuzat e ngritura ndaj kryeministrit Edi Rama, pas takimit të tij në burgun e Fierit me Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu. Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, me kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për pretendimet e tij lidhur me ndërhyrje dhe kërcënime nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Në deklaratën e publikuar në rrjete sociale, kryebashkiaku kërkon të hetohet lidhur me faktin nëse transferimi i tij nga Durrësi në burgun e Fiert dhe kushtet e paraburgimit janë përdorur si instrumente presioni për ta detyruar të pranojë organizimin e protestave në Tiranë dhe të...
Burimi:
zeri.ai