Kryediplomati Wang Yi: Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun e të trajtojnë së bashku sfidat
Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin, të konsolidojnë besimin e ndërsjellë politik dhe të trajtojnë së bashku rreziqet dhe sfidat e ndryshme, u shpreh të martën ministri i Jashtëm kinez Wang Yi. Gjatë një bisede telefonike me ministrin francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Jean-Noel Barrot, Wang, i cili është edhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, vuri në dukje që të dy vendet janë anëtare themeluese të OKB-së dhe anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Ruajtja e komunikimit dhe forcimi i bashkërendimit ndërmjet të dy vendeve përballë zhvillimeve dhe ndryshimeve në mjedisin ndërkombëtar janë të rëndësishme për mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në qendër, tha Wang, duke shtuar që Kina...
Burimi:
javanews.al