Zelensky zbulon pretendimin e Rusisë në negociata: Thonë se kanë pushtuar gjysmën e Donbasit, Putini jeton në një realitet tjetër
Volodymyr Zelensky ka zbuluar detaje nga negociatat trepalëshe të zhvilluara në Abu Dhabi, që synojnë avancimin drejt një marrëveshjeje për fundin e konfliktit tashmë mbi 4 vjecar. Presidenti ukrainas bëri të ditur se pretendimi i përfaqësuesve rusë ishte se Moska ka marrë nën kontroll edhe gjysmën e territorit të Donbasit që aktualisht kontrollohet nga Ukraina. Gjatë një bisede me gazetarët, Zelensky rrëfeu se ishte informuar për këto pretendime pas marrjes së raportit të dytë nga delegacioni ukrainas që po merrte pjesë në negociatat në Lindjen e Mesme. “Ata më thanë se rusët besojnë dhe deklarojnë se tashmë kanë pushtuar gjysmën e Donbasit që ende kontrollohet nga ne. Ekipi ynë iu përgjigj: ‘Nuk e dime se nga dilni me pretendime të tilla. Kemi pamje filmike, fotografi...
Burimi:
syri.net