Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PS-PD debat në Strasburg-Bardhi: SPAK asnjë rezultat! Tabaku: Duhen reforma të vërteta! Beleri nuk mungon
PAMJE NGA MBLEDHJA STRASBURG-Komiteti parlamentar i Stabilizimit dhe Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri bëri bashkë opozitën dhe mazhorancën së bashku më përfaqësuesit e BE-së. Lufta politike u zhvendos nga Tirana në Strasburg, ku zgjedhjet e 11 majit ndezën sërish debatin. Partia Socialiste e cila ne 11 maj fitoi premtoi nisjen e punës për reformën zgjedhore që në muajin shtator, ndërkohë që Partia Demokratike shfrytëzoi takimin në Strasburg për të denoncuar procesin e 11 majit si të parregullt. “Ritheksoj nevojën për të filluar menjëherë në shtator reformën zgjedhore. Dhe sigurisht në reformën e ardhshme zgjedhore duhet të vendosim parashikimin se si do të zgjidhen...