Protesta përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit apel: Ndalni aktet e dhunës, çdo shkelje e ligjit do të ndiqet penalisht

Protesta përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit apel: Ndalni aktet e dhunës, çdo shkelje e ligjit do të ndiqet penalisht

policia e shtetit TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar për protestën që po zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga aktet e dhunës.  Përmes një reagimi zyrtar, apelohet qe të ndalen menjëherë aktet e dhunës, teksa paralajmërohet se çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë, të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private. E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme...