Protesta e studentëve, reagon Avokati i Popullit: Nis hetimi mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë tubimit

Protesta e studentëve, reagon Avokati i Popullit: Nis hetimi mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë tubimit

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Avokati i Popullit Endri Shabani ka nisur një hetim administrativ për të verifikuar nëse Policia ka përdorur forcë të nevojshme dhe proporcionale gjatë protestës së sotme. Paralelisht, grupet e monitorimit të institucionit po ndjekin nga afër situatën e personave të shoqëruar në polici. Sipas institucionit monitorimi po zhvillohet në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar. Fokusi është te respektimi i të drejtave të tyre, përfshirë të drejtën për avokat njoftimin e familjarëve dhe ekzaminimin mjekësor. Hetimi do të mbështetet në nenet 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të vlerësuar nëse ndërhyrja e policisë ka qenë e domosdoshme dhe në përpjesëtim me situatën. Avokati i Popullit u ka bërë thirrje qytetarëve...